Një person me banim në Durrës, është kapur në flagrancë nga policia në Tiranë me lëndë narkotike.

Gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasit B.T., vjeç 32, policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Rasti u shënua në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet një ditë më parë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.