Një 29-vjeçar nga Durrësi është kapur në flagrancë nga policia me kokainë në makinë.

Bëhet fjalë për shtetasin E.R. për të cilin janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Rreth orës 20:00, në ‘Katër Rrugët e Shijakut’, gjatë kontrollit të automjetit, me drejtues shtetasin N.K., vjeç 33, banues në Durrës, ku E.R. ishte pasagjer, iu gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale 0.5 gramë lëndë narkotike e llojit Kokainë”, bën të ditur policia.