Kërcimi nga lartësia ndërsa hidhej në det për pak i ka rrezikuar jetën një 50-vjeçari, banor i lagjes nr.13 në Durrës.
Në datë 30 korrik, shtetasi Xh.R. ndërsa ndodhej në bregdet është hedhur nga lartësia, por kontakti me ujin i ka shkaktuar dëmtime në qafë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, kur mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka klasifikuar si aksidentale këtë ngjarje.





