16 maj 2015 –Karabinierët e qytezës së Alba Adriatikas arrestuan Like llanin, 29 vjeç.
Gjatë një kontrolli automjetesh në autostradë, karabinierët kontrolluan edhe makinën e Likes dhe u rezultoi se ai kishte probleme me drejtësinë italiane. Gjykata e Apelit e Peruxhias e kishte dënuar Llanin me vendim të formës së prerë me tre vjet burg për bashkëpunim në shpërndarje droge. Që nga viti 2000, kur Llani ishte ende i mitur e në vazhdim, ai është marrë me drogë në provincat e Peruxhias, Romës, Breshias dhe Teramos.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/