Një banor i Durrësit është habitur nga ajo që i ka ndodhur në një qendër tregtare. Një ditë më parë, ai ka depozituar në komisariatin e policisë së Vorës denoncimin e tij për vjedhjen e një karroce fëmijësh në parkimin e një qendre tregtare.

Sipas shtetasit M.Sh., 41-vjeç, vjedhja e karrocës ka ndodhur në datë 9 shkurt, ndërsa ai ndodhej në një qendër tregtare në afërsi të Vorës.

Nuk dihet ende se pse qytetari e ka denoncuar 10 ditë me vonesë vjedhjen.                                     

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.