Një 59-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi është kapur duke duke transportuar 14 emigrantë.me një automjet.

“Kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së” informon policia e Tiranes.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë.

Sekuestrohen automjeti, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.  

Operacioni u kodua “Tranzit 14”.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.