5korrik 2015 – Policia e Durrësit përplaset me pronarin e dy qenve të racës Pitbull. 41-vjeçari me inicialet D.M. banues në Durrës, ka qenë në zonën e Currilave bashkë me dy qentë, por pushuesit që ndodheshin sot në Plazh janë shqetësuar prej tyre.
Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë që të largonte pronarin me dy qentë nga zona e plazhit. D.M., sipas njoftimit të policisë, ka kundërshtuar duke i shtyrë me duar punonjësit e Policisë, për të mos u shoqëruar me automjetin e policisë. Ndaj tij nisi hetimi në gjendje të lirë, pasi u plotësuan materialet për kundërshtim të forcave të policisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





