Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Librazhd-Qafë-Thanë dhe për pasojë ka humbur jetën një e moshuar, ndërsa dy shtetase të tjera kanë mbetur të plagosura.

Policia thekson se në këtë aksident janë përfshirë  një trajler i tonazhit të rëndë me një autobus, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën 82-vjeçare, e idetifikuar me inicialet R.H. Viktima dhe dy të plagosurat e tjera ishin pasagjere në aubusin, i cili u përplas nga trajleri pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet  trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e  aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.