Një aksident zinxhir ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ka qenë një person nga Durrësi, i cili duke drejtuar pa patentë një mjet tip “Citroen”, ka përplasur një “Fiat Punto” dhe më pas një “Golf”.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e dëmtuar një 66-vjeçare nga Durrësi, e cila ndodhet në spital. Ndërsa shkaktari i aksidentit, shtetasi P.D, vjeç 40, banues në Durrës, u arrestua.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 28.12.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi P.D, vjeç 40, banues në Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin A.H., vjeç 23, banues në Durrës dhe më pas ka goditur mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin I.T vjeç 40, banues në Lushnjë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja L.D., vjeç 66 banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.