Një aksident i shkaktuar nga një 32-vjeçar nga Durrësi ka lënë të plagosur 4 persona se bashku me vetë drejtuesin e automjetit.

Shtetasi D.D., vjeç 32, banues në Sinaballaj të Durrësit, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga M.K, vjeç 51, banues në Rrëshen, Mirditë.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët E.K. (43 vjeç), B.R. (66), L.R. (64), dhe R.H., (37), banues në Rrëshen, në Martanesh Bulqizë e Rrushkull Durrës, si dhe vetë 32-vjeçari D.D.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme në rrugën Skuraj-Milot, dhe të plagosurit u transportuan në spital, ku dhe ndodhen të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 32-vjeçarit nga Durrësi iu vunë edhe prangat nga policia, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.