Një person nga Durrësi është arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e kontrabandës së cigareve.

Nga shërbimet e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Agim Smajlaj, 54 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Volkswagen” me targë AA 101 KL, ai u ndalua nga uniformat blu, të cilat gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 koli me cigare të markave të ndryshme.

Po ashtu, policia ushtroi kontroll edhe në banesat e tij, ku u gjetën 24 koli të tjera me cigare të markave të ndryshme dhe 622 steka me cigare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.