Monika Kryemadhi ka publikuar një foto në faqen e saj në Facebook me opiniositin dhe blogerin e njohur Olti Currin, duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt, ai do të jetë komshi me familjen Meta.
Deputetja e LSI-së thotë se kishte dashur këtë mëngjes për të bërë një foto me vajzën e saj të vogël, Erën, por meqënëse ajo nuk kishte pranuar, si rrallëherë më parë, kishte përfituar nga rasti dhe e kishte shkrepur me Olti Currin.
Me sa duket opinionisti nga Durrësi do të shpërngulet përfundimisht në Tiranë. Prej vitesh ai punon në kryeqytet, por duke u kthyer gjithnjë pas pune në shtëpinë e tij në Durrës.
“Mirëmëngjes.
Qoftë një ditë e dielltë dhe e mbushur me gëzim për të gjithë.
Nisa të bëj një foto me Erën, vajzën time të vogël, që sot do e shoqëroj në festën që organizon shkolla e saj. Për herë të parë ajo nuk donte të shfaqej me mua në Facebook, pa më dhënë shumë arsye. U desh një mëngjes i bukur si ky për të kuptuar që edhe më e vogla e familjes, e përkëdhelura e të gjithëve, tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj.
Kështu që, bëra një foto me komshiun e ardhshëm. Olti Curri”, shkruan Kryemadhi.