Itali, 1 gusht 2014 – Rodenc Tufa, 29 vjeç, banues në qytezën e Akui Termes (Acqui Terme), provinca e Aleksandrisë u arrestua nga karabinierët, sepse ju gjetën në garazhin poshtë shtëpisë 1 200 gramë kanabis sativa.
Arrestimi u krye të mërkurën në darke vonë, datë 30 korrik 2014, me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës.
Pas arrestimit, Rodenci u dërgua në Burgun e Aleksandrisë në pritje të gjykimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





