10 mijë euro i kanë ikur nga duart një qytetari nga Durrësi, pasi e ka mashtruar një i njohuri i vet.
Pasi kanë kaluar 12 vjet që i ka dhënë në formë huaje 10 000 euro, dhe shuma e parave nuk i është kthyer kurrë mbrapsht, shtetasi M.L. 65 vjeç ka bërë denoncim.
Pas padisë, specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në ngarkim të personit të akuzuar, 56-vjeçarit me iniciale Th.B.
Policia i kaloi materialet e këtij rasti për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





