Ndaj një 39-vjeçari nga Tirana ka nisur hetimi, pasi akuzohet nga një qytetar i Durrësit se i ka pushtuar tokën në qendër të qytetit.
Bëhet fjalë për një tokë në lagjen nr.1, për të cilën shtetasi Ç.K vjeç 48, pretendon se është e tija dhe personi nga Tirana ia ka pushtuar padrejtësisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.M vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, i ka pushtuar tokën shtetasit Ç.K vjeç 48, banues në Durrës. Neni 200 i Kodit Penal.





