Gjatë një kontrolli në një dyqan në lagjen nr.16 në Durrës, efektivët e policisë kanë gjetur në dyqanin në pronësi të shtetasit nga Durrësi S.Th. mallra të jashtëligjshme.
Sipas policisë, 35-vjeçari i mbante këto produkte në ambientet e dyqanit, duke shkelur hapur ligjin.
Mallrat e jashtëligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provës material, ndërkohë që 35-vjeçari S.Th. ka kaluar për procedim penal.





