Persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një mjet tip “Benz” një 46-vjeçari nga Durrësi.

Burime nga policia raportojnë se vjedhja është regjistruar gjatë natës, në lagjen nr. 13, pranë banesës së shtetasit I.D., 46 vjeç.

Pasi ka kosntatuar se makinën ia kishin vjedhur, pronari i saj i është drejtuar policisë.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Një tjetër rast i tillë është regjistruar në Durrës dy ditë më parë, ku një 23-vjeçari i vodhën “Benz”-in e parkuar pranë banesës.