Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte urdhëroi policinë që t’i japë fund çdo operacioni në luftën vdekjeprurëse kundër drogës pas një fushatë 15 mujore gjatë së cilës oficerët kanë vrarë me mijëra.

Zyra e Presidenti filipinas publikoi një memorandum që urdhëron policinë, ushtrinë dhe organizma të tjerë shtetërore që çdo operacion në këtë fushë t’i lihet agjencisë së antidrogës.

Kjo agjenci përbëhet nga 1800 nëpunës, vetëm 1% i 160 000 policëve në vend, një reduktim në shifra që pritet të ulë ndjeshëm edhe numrin e vrasjeve.

Sondazhet në vend tregonin se edhe publiku nuk po e mbështeste më operacionin masiv. Policia thotë se në kuadër të operacionit u vranë 3900 personalitet të trafikut të drogës, më shumë se 2 000 persona të tjerë që kishin lidhje me trafikun dhe mijëra të tjerë në rrethana të pashpjegueshme.

Analistët mendojnë se Duterte u detyrua që të hiqte dorë nga fushata e përgjakshme për shkak të kritikave dhe presionit të madh, megjithëse publikisht ai gjithnjë i ka hedhur poshtë kritikat duke thënë se do të vriste me dëshire miliona të droguar, veç trafikantëve të drogës.