Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë s
Thirrja e udhëheqësve evropianë erdhi tas takimeve të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Të pranishëm në këto takime ishin edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, shefi i dipomacisë evropiane Josep Borrell, si dhe i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët palëve ju prezantuan një plan, detajet e të cilit nuk janë bërë publike.
Në deklaratën e udhëheqësve evropianë, thuhet se “projektstatuti evropian mbi Asociacionin përfshin një mënyrë moderne për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane.
erbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni e cila u publikua të premten vonë pas Samitit të BE-së.
Deklarata e përbashkët
“Nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin obligimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faza e zbatimit, duhet të përparojë në atë që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht, hap pas hapi bazuar në parimin, që duhet të bëjnë diçka, për të marrë diçka në këmbim. Tani vëmendja duhet të përqendrohet në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”, thuhet në deklaratë.
Më tej udhëheqësit evropianë i bënë thirrje Kosovës që të “nisë procedurën për themelimin e Asociacionit, ashtu siç është parashikuar në projektstatut, ndërsa Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha në një konferencë për media, se drafti që i kanë propozuar emisarët perëndimorë më 21 tetor në Prishtinë, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha kryeministri Kurti.
“Nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin obligimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faza e zbatimit, duhet të përparojë në atë që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht, hap pas hapi bazuar në parimin, që duhet të bëjnë diçka, për të marrë diçka në këmbim. Tani vëmendja duhet të përqendrohet në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”, thuhet në deklaratë.
Më tej udhëheqësit evropianë i bënë thirrje Kosovës që të “nisë procedurën për themelimin e Asociacionit, ashtu siç është parashikuar në projektstatut, ndërsa Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha në një konferencë për media, se drafti që i kanë propozuar emisarët perëndimorë më 21 tetor në Prishtinë, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha kryeministri Kurti./DW