DURRËS, 29 korrik 2013 – Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës në fshatin Fllakë të Durrësit. Dy fëmijë 13-vjeçarë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë pasi makina me të cilën ata po udhëtonin përfundoi në kanal. 13-vjeçari me inicialet A.H i kishte marrë babait fshehurazi makinën dhe së bashku me shokun, bashkëmoshatar të tij me inicialet E.K janë aksidentuar duke përfunduar në një kanal pasi kishin humbur kontrollin e automjetit. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Fllakë. 
Nga spitali i Durrësit bëhet e ditur se dy fëmijët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 13-vjeçari A.H është transportuar për në Tiranë në një spital privat, ku po mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale.

 

(balkanweb)