DURRËS, 24 prill 2013- Dy gra të dhunuara fizikisht dhe psikologjikisht, duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar sistematikisht denoncojnë burrat dhunues.

Kështu pretendojnë se janë dhunuar dy gra nga bashkëshortët e tyre, ndërsa i janë drejtuar komisariatit të policisë në Durrës për ti denoncuar ata, teksa u është lëshuar edhe një kërkesë-padi për mbrojtje të menjëhershme.

Mësohet se denoncuesja e parë është një shtetase 22-vjeçare, e cila ka paditur ish-bashkëshortin i saj, shtetasin A.M., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe nuk e ka lejuar të takojë fëmijën e saj të mitur (8 muajsh).

Ndërsa gruaja e dytë që ka trokitur në dyert e policisë mësohet se është një shtëtase 22 vjeçare, banuese në rrethin Shijak, e cila ka ngritur padinë e saj për bashkëjetuesin e saj, F.D., 26 vjeç, i cili j saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

 Lidhur me dy rastet në fjalë, nga ana e policisë së Durrësit u kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme gjykatës së Durrësit.

Gjithashtu sipas policisë, në kuadër të masave për dhunën në familje, ditën e djeshme më datë 23.04.2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.S., 45 vjeç, banues në  Durrës, sepse ky shtetas ditën e hënë rreth  orës 19.00, pas një konflikti për motive të dobëta  dyshohet se ka fyer e kërcënuar me fjalë bashkëshorten e tij 42-vjeçare, e cila ditën e diel me datë 21.04.2013 është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Mbi 45 vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ”Pengim për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.