Dy vajza po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, pasi kanë denoncuar njëra tjetrën në polici. Mësohet se dy 27-vjeçaret jan rrahur me grushte e shqelma në shtëpinë e njërës prej tyre.
Burimet e Policisë bënë me dije se më datë 27.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset A.T., dhe A.S, të dyja 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas bluve, në rrugën “Ali Shefqeti”, A.S., ka shkuar në banesën e A.T, ku më pas janë konfliktuar fizikisht.
Ato po hetohen në bazë të veprave parashikuar nga nenet 112, “Dhunimi i banesës” dhe 90 të kodit penal, “Lëndime të tjera me dashje”.





