Dy aksidente kanë ndodhur 24 orët e fundit në qarkun e Durrësit, në Shijak dhe Krujë, teksa janë vënë në pranga dy shkaktarët e aksidenteve. Gjithashtu është arrestuar edhe një 41-vjeçar në Durrës, pasi u kap i dehur në timon.

Konkretisht, u arrestuan:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:

-A. M., 47 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale;

-E. M., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin O. V., i cili si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-B. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet, duket drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.