Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Durrës, ndërsa një drejtues mjeti është arrestuar për drejtim në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili në ambientet e portit “Porto Romano”, duke drejtuar një kamion në gjendje të dehur, aksidentoi një këmbësor 43-vjeçar. I dëmtuari mori ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në lagjen nr. 1 në Durrës, shtetasi S. T., 39 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë pasi, duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me një motomjet që drejtohej nga një 28-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i riu ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.





