TIRANË, 1 janar 2014 – Dy aksidente të rënda automobilistike janë shënuar gjatë orëve të para të këtij viti të ri në kryeqytet. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Rreth orës 05:45, në rrugën Tiranë-Durrës, një automjet, si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi, Gëzim Rexha, 60 vjeç. Automjeti i aksidentuar me targa italiane EH381GJ.
Një tjetër aksident është shënuar pranë ish-restorant ‘Durrësit’, ku automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë. Makina e përfshirë në aksident me targë TR4498M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/BalkanWeb/





