Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Durrës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën dhe një shtyllë në hyrje të portit.

Burime nga policia konfirmojnë për “DurrësLajm“, se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe është dërguar në Urgjencën e spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Aksidenti tjetër është regjistruar tek Unaza e Re në Kënetë.

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, një automjet është kthyer përmbys pasi është përplasur me trafikndarësen.

Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.