Drejtorët e spitaleve janë testuar me shkrim, e duke nisur nga sot edhe me gojë, për të mbajtur ose jo vendin e punës.
Por pikërisht sot një incident në Qytetin Studenti ka nxjerrë edhe një herë në pah mosfunksionimin e strukturave të shëndetësisë.
Një studente ka humbur ndjenjat dhe të pranishmit lajmëruan ambulancën. Pas 20 minutash, paraqiten dy ambulanca, një e QSUT-së dhe tjetra e Qytetit Studenti, si dhe një makinë “Mercedes Benz”.
Secila pretendonte të merrte studenten, duke e tërhequr drejt automjetit. Ndërkohë që studentja u transportua me karrigen e shkollës nga shokët e shoqet.