Dy mjete dhe dy biçikleta janë përfshirë në një aksident te regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Gjithashtu në spital janë dërguar edhe dy persona të tjerë për kontroll rutinë, pasi nuk kanë marrë plagë nga aksidenti.
Ndërkohë raportohet se ky aks rrugor është shumë i ngarkuar gjatë ditës së sotme, ndaj policia bën apel për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit.
Shkak i trafikut është bërë moti i mirë, me shumë familje që kanë preferuar të udhëtojnë drejt bregdetit.





