Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan është regjistruar një aksident, në të cilin kanë mbetur të përfshira dy automjete.
Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku janë përplasur dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citrown.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.





