Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë” automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.