Ka reaguar menjëherë dhe ashpër Ministria e Mbrojtjes së Japonisë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avion luftarak rusë Su-27.
Të dy avionët luftarak Su-27, i përkisnin njësisë së skuadriljeve speciale të strategjive të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Luftarake të Rusisë, që po kryejnë një hyper-stërvitje nga flotat detare luftarake e ushtrisë së Rusisë, në bashkëpunim me aviacionin luftarak dhe të gjitha njësitë speciale të ushtritë ruse.
Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionët luftarak rusë u diktuan në ishullin verior Hokkaido, që kufizohet me territorin rus të Kourilon.
Madje duhet theksuar se incidenti ndodhi menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të Japonisë Sinzo Abe për një zgjidhje të mosmarrëveshjes territoriale me Rusinë për një grup ishujsh në Paqësor.
Ministria e mbrojtjes së Japonisë, denoncoi këtë shkelje të territorit të saj ajrorë dhe njoftoi se një skuadrilje me avion luftarak të vendit kryen dëbimin e avionëve rusë.
Për shumë analistë, kjo shkelje territoriale nga ana e Rusisë, nuk ishte e paqëllimtë. Madje, ajo konsiderohet si një mesazh i drejtëpërdretjë, pasi pikërisht për çdo vit në të njëjtën ditë në Japoni zhvillohen demonstrime të ndryshme për “Ditën e Territoreve të Veriut”, pra për kthimin e territoreve të humbura gjatë luftës së dytë botërore, që aleatët ia dorëzuan Rusisë.
Ndërkohë, Kremlini nga ana e tij ka refuzouar se avionët luftarak rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Japonisë.