Një konflikt i dhunshëm ësshtë regjistruar në ambientet e banesës, në Kavajë, ku bashkëjetuesit R. Rr., 29 vjeç dhe E. M., 37 vjeçe, jetonin së bashku.
Të rinjtë janë dhunuar fizikisht njëri me tjetrin dhe më pas 37-vjeçarja ka tentuar të dalë në ballkon përmes dritares por është rëzuar dhe ka përfunduar në spital.
Sipas policisë, 37-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ngaj saj dhe ndaj të dashurit 8 vite më të ri ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Rr., 29 vjeç dhe E. M., 37 vjeçe, bashkëjetues, banues në Kavajë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas, dyshohet se shtetasja E. M. ka tentuar të dalë nëpërmjet dritares, në ballkonin e banesës, ku është rrëzuar dhe është dëmtuar. 37-vjeçarja është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.





