Ina dhe Serena Sinanai janë dy talente të reja shqiptare që kanë elektrizuar skenën e "The Voice of Italy".Dy motra binjake kënduan në gjuhën shqipe bashkëpunimin e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, "Shumë pis".

20-vjeçaret shqiptare të cilat u prezantuan me emrin e grupit të tyre "Sindolls", kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini. 

Programi televiziv "The Voicy of Italy" 2019 transmetohet një herë në javë në Rai 2 e drejtohet nga prezantuesja e njohur Simona Ventura.