Një shofer autobusi është dhunuar nga dy persona në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit Gj. Rr dhe Sh.Sh janë konfliktuar me shoferin e autobusit të linjës Qendër-Institut dhe më pas e kanë dhunuar.

Ndërkohë është arrestuar një prej tyre ndërsa tjetri është proceduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.