Dy cisterna ruse nafte me 29 anëtarë të ekuipazhit në bord janë fundosur në Detin e Zi si pasojë e motit të keq. Gjithashtu incidenti ka ndodhur në ngushticën e Kerçit, që ndan Rusinë nga Krimeja e pushtuar. Po ashtu një operacion shpëtimi dhe pastrimi është duke u zhvilluar duke përfshirë dy rimorkiatorë, dy helikopterë. 

“Sot, si pasojë e një stuhie në Detin e Zi, dy cisterna, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u mbytën. Në bordin e anijeve kishte ekuipazhe prej 15 dhe 14 personash. Aksidenti rezultoi në derdhjen e produkteve të naftës,” shkroi në një deklaratë agjencia federale e transportit detar dhe ujor të brendshëm të Rusisë, Rosmorrechflot.