“Më 11 shkurt 2020, dy deputete të Asamblesë Kombëtare të Francës, Mireille Clapot dhe Valérie Thomas, ambasadorja e Francës në Tiranë Christina Vasak, si dhe përfaqësues të “Aides Actions Internationales Pompiers” zhvilluan një takim në Autoritetin Portual Durrës (APD), ku u njohën me kapacitetet e portit si dhe ndikimin e tij të rëndësishëm për qytetin dhe vendin”, njofton zyra e shtypit e APD-së.

Menaxhimi i krizave nëpërmjet ekspertizës më të mirë franceze si dhe forcimit të bashkëpunimit nëpërmjet trajnimeve e certifikimeve për personelin e emergjencave civile ishte në fokus të takimit mes Grupit të Miqësisë franko-shqiptar dhe drejtuesve të APD-së.

Drejtori Vengu,  i njohu të pranishmit me kapacitetet e Portit,  ndërsa  falenderoi  për kontributin e dhënë  nga qeveria franceze  në  situatën e krijuar  në disa zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar në Shqipëri. Gjatë diskutimit mes të pranishmëve u panë mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke shfrytëzuar eksperiencën franceze në këtë drejtim.  

“Aides Actions Internationales Pompiers” kanë një përvojë të gjatë në ndihmën dhe kontributin në disa vende të prekura nga tërmeti. Pas takimit delegacioni zhvilloi një vizitë dhe në kalatat portuale të Portit detar.