Me kualifikimin e Anglisë në sfidën e Kolumbinë plotësohet mozaiku i çerekfinaleve të “Rusi 2018”, ku nga 8 skuadrat që kanë avancuar në këtë fazë, gjysmë e tyre, pra katër nuk e kanë fituar asnjëherë Kupën e Botës.
Këtë të mërkurën dhe të enjten kalendari nuk parashikon ndeshje, pasi skuadrave u është dhënë pak kohë që të rikuperojnë forcat pas fazës së 1/8-ave.
Emocionet e “Rusi 2018” rikthehen të premten më dy sfida: Uruguai – Francë, që do të luhet në orën 16:00, dhe Brazil –Belgjikë, në orën 20:00. Dy ndeshjet e fundit çerekfinale do të luhen të shtunën. Suedi-Angli në orën 16:00 dhe në mbrëmje, ora 20:00, Rusi-Kroaci
Çerekfinalet:
E premte, 6 korrik
Ora 16:00, Uruguai-Francë
Ora 20:00, Brazil-Belgjikë
E shtunë, 7 korrik
Ora 16:00, Suedi-Angli
Ora 20:00, Rusia-Kroaci





