Shkëmbi i Kavajës do të vuajë për dy ditë mungesën e ujit të pijshëm.

UKD njofton abonentët e zonës në Shkëmbin e Kavajës se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (8 dhe 9 shtator) nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm.

Firma kontraktuese që ka kryer punimet për rrjetin e ri të ujit të pijshëm është duke bërë lidhjet me rrjetin kryesor dhe për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë.

UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve.