19 qershor 2015 – Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Finiqit, Lefter Karajani, është dorëhequr nga gara për zgjedhjet vendore, vetëm dy ditë para ditë zgjedhjeve.

Karajani njoftoi se ka dorëzuar dorëheqjen pranë KZAZ 89 paraditen e sotme.

Demokrati ka thënë se dorëheqja u bë për arsye familjare.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/