16 nëntor 2015 – Dy ditë pas një aksidenti rrugor në Trevizo, humb jetën 23-vjeçari shqiptar Leonard Muça. Ai mori plagë serioze pasi u përplas me automjetin me të cilin po udhëtonte bashkë me dy shqiptarë të tjerë.
Makina “Ford” me të cilën udhëtonte Muça humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë. Fatkeqësisht 23-vjeçari ishte i ulur në pjesën e makinës që pati dhe përplasjen më të fortë me pemën. Pas dy ditësh në betejë me vdekjen në spital, ai e humbi atë.
/portali DurresLajm/