Jep dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjes së tij, zëvendeskryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti.
Në kërkesën e dorëzuar, Korkuti e argumenton dorëheqjen me shkaqe personale të tij.
Dy ditë më parë, matematikani Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri Akademisë së Shkencave. 28 nga 33 anëtarë votuan pro të vetmes kandidaturë në garë.Me herët ai mbante detyrën e nënkryetarit.
Ndërsa Myzafer Korkuti, ish-kryetari, kandidaturë e vetme, u zgjodh nënkryetar.
Procesi zgjedhor u parapri nga një qëndrim i kryeministrit Edi Rama që e cilësoi atë një farsë. Rama tha se “akademia zgjodhi farsën, ndaj do t'i hiqen fondet dhe ato do t'i shkojnë Universitetit për kërkimet shkencore”.





