Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë dhunuar oficerin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “9 Katëshet”. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasit me iniciale J.S. dhe SH.S. të cilët dhunuan efektivin SH.P, 31 vjeç.
Kanë nisur hetimet ndërsa ende nuk dihet shkaku që këta dy persona kanë sulmuar efektivin.





