Qindra qytetarë, banorë të Unazës së Re e kanë spostuar protestën e tyre për dëmshpërblimin e banesave për shkak të zgjerimit të rrugës, para bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar duke i bërë apel kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama për të dëgjuar kërkesën e tyre, ata këmbëngulin se nuk do të heqin dorë nga protesta derisa zëri i tyre të dëgjohet.

Mbi 300 banesa dhe biznese do të prishen në zonën e Unazës së Re, nga të cilat vetëm 1/3 do të dëmshpërblehen pasi kanë certifikatë pronësie.