6 gusht 2015 – Patrulla e policisë së Durrësit i nxjerr tabelën dy të rinjve që të ndalonin. Ata jo vetëm që nuk iu bindën urdhrit të uniformave blu, por janë larguar me shpejtësi dhe njëri prej tyre ka hedhur në ikje e sipër një pistoletë dhe disa fishekë në rrugë.
Dy të rinjtë, drejtuesi i mjetit E.G., 25 vjeç, dhe pasagjeri V.Sh., 24 vjeç, të dy nga Durrësi, po udhëtonin me mjetin tip BMW me targa AA 989 HT, njofton policia e Durrësit.
Për drejtuesin e mjetit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa pasagjeri që hodhi pistoletën e fishekët është në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Policia raporton se ka sekuestruar pistoletën tip ECOL kalibër 6.35 mm, si dhe një krehër me 5 fishekë kalibër 6.35 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të remdit publik” në ngarkim të shtetasit E.G. dhe “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” në ngarkim të shtetasit V. Sh.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/