22 shtator 2014 – Karabinierët e Padovës arritën një sukses jo të zakonshëm në luftën anti-drogë mbrëmjen e së premtes. Ata arrestuan dy shqiptarë me 11 Kg. heroinë e pastër e ambalazhuar në 20 “bukë”- pako.  Vlera e drogës së kapur e shitur me pakicë shkon deri në 2 milion euro.

Të arrestuarit janë: Ervin Aliaj, i cili festoi 32 vjetorin e lindjes në burgun e Padovës, një ditë pas arrestimit dhe Leonard Lusha, 32 vjec.

Karabinierët e ndoqën Fiat Cromën e Lushës me helikopter, që nga qytëeti i Bolonjës deri në zonën industrial të Padovës. Në momentin, kur po bëhej shkëmbimi i drogës me Aliajn karabinerët të armatosur me pistoleta dhe automatikë i vunë prangat dy trafikantëve, të cilët nuk bënë asnjë rezistencë. Leonard Aqif Lusha ka qenë i  dënuar nga Gjykata e Durrësit në vitin 2009 për pjesëmarrje në një tentativë vrasje, që ai kishte kryer në Hotel Kalipso në Plazhin e Golemit  në dëm të shtetasve Sindi Rushani dhe Sokol Shëngjergji.  Më pas kolegji i Gjykatës së Lartë e dënoi Lushën me 2 vjet burg.

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/