Dy efektivë të Gardës së Republikës së Shqipërisë janë infektuar nga Covid-19.
“Burime për Report TV bëjnë të ditur se dy efektivë të Gardës së Republikës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.”, shkruan Shqiptarja.com.
Mësohet se efektivët janë në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhen të vetëkarantinuar për 14 ditë.
Asnjëri prej tyre nuk është truprojë shoqërues i ndonjë personaliteti.





