Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu ka qenë kandidatja më e votuar grua në zgjedhjet e mbajtura sot për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së.
Kandidati më i votuar nga burrat ka qenë Belind Këlliçi, ndërsa i treti renditet deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi, i cili synon të zgjidhet nënkryetar partie.
Nga kandidatët që ishin në fletën e votimit u zgjodhën 20 anëtarë në total, ku 6 prej tyre ishin gra.
Gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Fatbardha Kadiu 148
Ina Zhupa 126
Jozefina Topalli 118
Edit Harxhi 85
Mimoza Hajdarmataj 78
Eleina Qirici 75
Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Belind Këllici 192
Flamur Noka 166
Oerd Bylykbashi 148
Ervin Minarolli 137
Luciano Boci 128
Agron Shehaj 123
Luan Baci 121
Griseld Mucollaro 116
Gent Strazimiri 100
Eno Bozdo 96
Keltis Kruja 91
Arben Ristani 90
Aldo Bumci 89
Florion Mima 88