22 korrik 2015 – Dy fëmijë janë gjetur të vetëm, pa shoqërinë e ndonjë të rrituri, pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës.

Fillimisht është gjetur një vajzë 4 vjeçe e quajtur Elona. Vetëm pak minuta më vonë, sipas asaj që raporton ‘News 24’, është gjetur dhe një djalë i moshës 5-6 vjeç nga Kosova, i quajtur Riat.

Të miturit janë dërguar te kulla e vrojtimit, dhe në dispozicion të prindërve ose të afërmve të tyre është vendosur ky numër kontakti: 067 60 96 010.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/