Për gazetaren Fiori Dardha dita e sotme ka qenë mjaft e veçantë, pasi përveç ditëlindjes së vogëlushit të saj ajo ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj të dashurisë.
Ja çfarë ka ndarë ajo gjatë ditës së sotme në Instagram:
“Falenderoj gjithe koleget e medias se shkruar e asaj elektronike per vemendjen dhe dashamiresine e treguar.
Ju kerkoj ndjese qe ua kam vonuar pergjigjet e intervistave, por kjo eshte nje periudhe ca e ngarkuar.
Une kam marredhenie shume te mire me thuajse te gjithe ju, ndaj, per te mos i krijuar vetes stres e per te kursyer ndonje hatermbetje, kam vendosur qe fotografite e dites sime te shenuar t'i vendos ne rrjetet e mia sociale e me pas mund t'i shperndaje kush deshiron.
Ju jam mirenjohese per intervistat, faqet e revistave e kopertinat qe u treguat te gatshem te m'i dedikoni.
Dua ta shijoj keshtu kete moment, pa dale ne kopertina.
Faleminderit te gjitheve qe ne nje menyre apo nje tjeter jeni bere pjese e gezimit tim!,”-përfundon shkrimi i saj në rrjetin social.