Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, e cila u bë nënë për herë të parë në muajin shkurt të këtij viti, ka treguar se po e shijon mëmësinë dhe herë pas here ndan me ndjekësit në Instagram foto të ëmbla me vogëlushin.

Dita e sotme për Elitën është mjaft e veçantë, me dy gëzime pasi të dy prindërit e saj festojnë ditëlindjen. Moderatorja ka postuar në InstaStory një foto të prindërve, ku shkruan:

"Urime ditëlindjen babi dhe nani! Krenaria ime më e madhe jeni ju! Ju dua shumë!"